Një incident është shënuar sonte në orët e mbrëmjes në qytetin e Istogut, ku një person ka shkaktuar pengesa në qarkullim, duke ndaluar disa automjete dhe duke krijuar shqetësim tek qytetarët.
Për këtë rast, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, ka thënë se personi në fjalë ishte në gjendje të dehur.
Sipas Gashit, me të marrë informacionin policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i është përgjigjur rastit, qytetarin e gjetën në një lokal.
“Policia e ka gjetur të njëjtin dhe për shkaqe sigurie e kanë marrë dhe e kanë dërguar tek familjarët e tij, pra në shtëpinë e vet”, ka thënë Gashi.
Gashi u shpreh kështu u veprua për shkaqe të sigurisë. /Klankosova.tv
The post Një person ndal veturat në Istog, ankohen qytetarët (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.