Një person në Vushtrri i ka dorëzuar në stacionin policor dy armë të gjata automatike të tipit AK 47 me dy karikatorë të zbrazur.
Sipas policisë, dorëzimin e tyre, i dyshuari e ka bërë mëngjesin e së premtes. I njëjti ka thënë se armët i posedon që nga lufta e fundit në Kosovë.
“Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thotë policia në raportin 24-orësh të saj, transmeton Klankosova.tv.
The post Një person i dorëzon në polici dy AK 47-sha appeared first on Klan Kosova.