Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në fshatin Përpellac të Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali, zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tha se rreth orës 18:30, Policia e Kosovës ka pranuar njoftimin për një trup të pajetë në këtë zonë.
“Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti për Sinjalin.
Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet mbi rastin. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të ekzaminimit që do të ndihmojnë në sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj vdekjeje.
Hetimet janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!