Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Puhovc të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova.
Sipas tij, rasti është raportuar rreth orës 19:20.
Pas marrjes së njoftimit, njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Hetimet mbi shkaqet dhe rrethanat e vdekjes po vazhdojnë nga njësitë përkatëse nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit./Telegrafi/