E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Një njeri normal s’vret gruan në prani të fëmijëve”, diskutohet rasti i...

“Një njeri normal s’vret gruan në prani të fëmijëve”, diskutohet rasti i Liridona Ademajt

Sot është mbajtur seanca e radhës për rastin e Liridona Ademajt, ku vëllai i saj, Leonardi rrëfeu dëshminë e tij.

Në këtë seancë, sipas gazetares Qëndresa Tërshani, Leonard Ademaj pati edhe një ballafaqim rreth 8 minutësh me Naim Murselin, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës, transmeton Klankosova.tv.

Tërshani tha se sot ishte hera e parë që Naim Murseli pati të drejtë të bënte pyetje.

Nga ana tjetër, Xherladina Rexhepi, në emisionin “Kosova Today” foli rreth ekzaminimit psikiatrik të Murselit, por që sipas saj, një njeri normal nuk mund ta vrasë gruan e tij në prani të fëmijëve.

“Për mendim timin, një njeri normal s’mundet me e vra gruan, e lëre më ta vrasë në prani të fëmijëve”, u shpreh Rexhepi.

Nga ana tjetër gazetari Vullnet Krasniqi tha se afera që u përmend gjatë seancës gjyqësore, ka të bëjë me një vajzë të njohur për familjet.

The post “Një njeri normal s’vret gruan në prani të fëmijëve”, diskutohet rasti i Liridona Ademajt appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT