Një në paraburgim e tre në arrati: Këta janë grupi i akuzuar kriminal për vrasjet në “Kolovicë”

Një në paraburgim e tre në arrati: Këta janë grupi i akuzuar kriminal për vrasjet në “Kolovicë”

Prokuroria ka përfunduar sot të gjitha hetimet për rastin e vrasjeve të Egzon Halimajt dhe Zejnie Gashit më 26 mars të vitit 2024.

Për këtë rast të dyshuar janë katër persona, të cilët prokuroria i ka hetuar për veprën penale “vrasje e rëndë.

Klankosova.tv ka mësuar emrat e katër të pandehurve për këtë rast, njëri prej tyre është Lum Halimaj, i cili është paraburgim, në dosjen e prokurorisë të vitit te kaluar thuhet se bashkë me Kaltrim Gashin dhe viktimën Egzon Halimajn, ishin në një veturë.

Ndaj të njëjtëve, më pas prokuroria deklaroi se me armë zjarri kanë shtënë dy të dyshuarit tjerë, vëllezërit Naim Berisha, 39-vjeç dhe Ahmet Berisha 29-vjeç, të njëjtit janë ende në kërkim nga policia.

Si pasojë e këtyre të shtënave i vdekur në vend ka mbetur Egzon Haziri.

Pas kësaj, të dyshuarit tjerë, Lum Halimaj dhe Kaltrim Gashi kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të veturës së vëllezërve Berisha, ku më pas u gjuajt me fatalitet Zejnie Gashi.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Lum Halimaj në bashkëkryerje me të pandehurit Kaltrim Gashi dhe Bilal Kqiku në njërën anë pas njëmosmarrveshje paraprake me të pandehurit Ahmet Berisha Naim Berisha dhe personat e panjohur NN në anën tjetër, ashtu që me dt.26.03.2024 rreth orës 21:10 minuta në rrugën ” Butrinti”, në Prishtinë, ashtu që derisa të pandehurit Ahmet Berisha Naim Berisha dhe personat e panjohur NN kanë qenë në veturën Golf 8 ngjyrë bardhë, me qëllim të privimit nga jeta, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të të ndjerit Egzon Haziri dhe të pandehurve Bilal Kqiku Lum Halimaj dhe Kaltrim Gashi të cilët ishin në veturën Hyundai ngjyrë e zezë me targa 01-174 IQ, e me ç’rast nga të shtënat me armët e zjarrit, si pasojë e plagëve të marra nga zjarri ka ndërruar jetë Egzon Haziri, kurse i pandehuri Bilal Kaiku ka pësuar lëndime në këmbë dhe në dorë”,thuhet në dosjen e prokurorisë e publikuar në mars të 2024-ës.

Dosja vazhdon dhe thotë: “në ato momente të pandehurit Lum Halimaj dhe Bilal Kqiku dhe Kaltrim Gashi të cilët ishin në veturën e të ndierit Egzon Haziri kanë shtënë me armë të zjarrit në drejtim të të pandehurve Ahmet Berisha Naim Berisha dhe personave te panjohur NN, e me çrast nga të shtënat e armëve të zjarrit nga ana e të pandehurve Lum Halimaj në bashkëkryerje me të pandehurit Kaltrim Gashi dhe Bilal Kqiku ne njëren anë dhe të pandehurit Ahmet Berisha Naim Berisha dhe personat e panjohur NN ne anën tjetër, ku për shkak të shtënave me armë të zjarrit janë rrezikuar edhe personat e tjerë, ku ka pësuar lëndime trupore e ndjera Zejnije Gubetini- Gashi e cila si pasoje e plagëve te marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jete në SHSKUK në Prishtinë me datë 27.03.2024, dhe e dëmtuara E.Mi ka pësuar lëndime trupore nga predhat e shkrepura nga armët e zjarrit në këmbën e majtë e cila ka qenë në veturën Vë Golf 7 me targa te Belgjikës me të ndjerën Zejnije Gubetini- Gashi e parkuar para shtëpisë së tyre, po ashtu i pandehuri Lum Halimai dyshohet se është lenduar nga vetura e tii duke tentuar të largohet nga vetura e ka përplasur për muri dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore”.

Sipas prokurorisë, në kërkim vazhdojnë të mbesin Kaltrim Gashi dhe vëllezërit Naim dhe Ahmet Berisha. /Klankosova.tv

The post Një në paraburgim e tre në arrati: Këta janë grupi i akuzuar kriminal për vrasjet në “Kolovicë” appeared first on Klan Kosova.