E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeNjë muaj pas vrasjes së Bekim Varit, kufoma ende s’u kthye në...

Një muaj pas vrasjes së Bekim Varit, kufoma ende s’u kthye në shtëpi (VIDEO)

Fjalët e fundit, Bekim Vari i ndau me kusheririn e tij, L.F.

Një ditë para se të gjendej trupi i viktimës i groposur në mal, më 4 shkurt, i dyshuari kishte deklaruar se pasditen e 23 janarit, të dy në këmbë nga malet e Burrnikut ia kishin mësyer livadheve të Pleshinës së Ulët në Ferizaj, aty ku i kishin ndarë rrugës e nuk ishin parë më.

Më 5 shkurt, në ditën kur bashkëfshatarët e gjetën trupin e djegur dhe të mbuluar me dhe në malet e Manastircit, Policia e Kosovës bastisi shtëpinë e 27 vjeçarit.

Burime të Kiksit thanë se gjatë kontrollit, policia ndër të tjerash kishte gjetur një shkrepëse që përkon me të njëjtën firmë të mbushësit të shkrepsës që u gjet pranë kufomës të groposur në mal.

Si rezultat, Leutrim Fejza, i njohur ndryshe si “Tamuzi”, u arrestua në shtëpinë e tij dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, trupi i pajetë i 38-vjeçarit u dërgua për obduksion.

Kiksi kërkoi informacion nga Instituti i Mjekësisë Ligjore mbi lëndimet e viktimës dhe shkakun e vdekjes, por deri në publikimin e këtij raporti nuk është marrë asnjë përgjigje.

Nga 7 shkurti, i dyshuari ndodhet në paraburgim, ndërsa mbi të rëndojnë dyshimet e vrasjes së rëndë.

Kiks Kosova kontaktoi prokurorin e rastit, Shukri Jashari, i cili deklaroi se hetimet janë ende në fazën fillestare dhe është shumë herët për të dhënë detaje, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e rastit.

Ekipi i Kiksit shkoi në shtëpinë e viktimës në Pleshinë të Ulët, ku takoi motrën dhe familjarët e tjerë.

Ata konfirmuan se kufoma e Bekim Varit ende nuk ishte kthyer në shtëpi. Për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, familjarët thanë se po merrnin qetësues, bashkë me nënën e viktimës.

Si viktima, ashtu edhe i dyshuari kishin të kaluar kriminale.

The post Një muaj pas vrasjes së Bekim Varit, kufoma ende s’u kthye në shtëpi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498