Të arrestuarit për dhunimin e trafikimin e të miturës, që si 11-vjeçare ishte dhunuar po ashtu nga 10 burra e djem të tjerë, dolën sot para drejtësisë.
Gjykata Themelore vendosi që t’ua vazhdojë për një muaj paraburgimin, nën dyshimin për veprat penale, “Dhunim”, ”Trafikim me njerëz” si dhe për ‘ Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.
Krejt kjo ngjarje, për të cilën Klani raportoi ekskluzivisht të enjten, nxiti reagimin edhe të Rrjetit të Grave të Kosovës, të cilët kërkojnë llogari nga shteti që dështoi të mbrojë të miturën, njofton Klankosova.tv.
Besarta Breznica, nga ky rrjet, kërkoi që të merret kujdestaria nga prindërit, të cilët po duket që nuk kanë aftësi ta mbrojnë fëmijën e tyre.
Televizioni vazhdon të jetë në pritje të një përgjigje nga policia edhe për të sqaruar se kush dhe si ia hoqi masën e sigurisë nën të cilën kjo viktimë ishte vendosur në strehimoren e sigurisë së lartë për viktimat e trafikimit.
Për më shumë detaje, ndiqeni kronikën e gazetares, Qëndresa Tërshani
The post Një muaj paraburgim të dyshuarve për dhunimin e të miturës, RrGK kërkon mbrotjen e vajzës appeared first on Klan Kosova.