Saturday, March 21, 2026
spot_img
HomeLajmeNjë muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku...

Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, ku një i ri ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur më 19 mars 2026, rreth orës 20:00, ku sipas rrethanave fillestare, një automjet i tipit Jaguar, i drejtuar nga i dyshuari Engjëll Imeri, ka goditur një këmbësor që ndodhej në shiritin emergjent të rrugës, pranë një veture zyrtare të Policisë së Kosovës dhe një automjeti tjetër civil, të cilat ishin të ndalura.

Si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë, shoferi fillimisht ka goditur këmbësorin, duke e hedhur atë në retrovizorin e anës së majtë të veturës së Policisë, e më pas në pjesën e pasme të një veture tjetër të tipit Mercedes.

Viktima, Driton Jashari, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë që është konfirmuar nga mjeku kujdestar i Emergjencës në Vushtrri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, përfshirë drejtues të lartë rajonalë, hetues të trafikut dhe ekspertë të komunikacionit, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit është kryer vendshikimi.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar fillimisht nga policia.

Me datën 20 mars 2026, Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri ka caktuar ndaj tij masën e paraburgimit prej një muaji, dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet e trafikut në Mitrovicë Jug.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT