Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të dyshuarit për spiunazh, Bojan Jevtiq.
Kjo gjykatë njoftoi se pas mbajtjes së seancës dëgjimore, vlerësuan se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, mund t’i shmanget procedurës penale dhe se siç thuhet në njoftim, i njëjti do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, “duke qenë se i njëjti dyshohet për vepër penale të një rrezikshmërie shumë të lartë përkatësisht për vepër penal spiunazhi, si dhe duke marr për bazë faktin se i njëjti cenon sigurinë kombëtare, jetën e zyrtarëve dhe qytetarëve Kosovës”.
Gjykata gjithashtu tha se ka vlerësuar se nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe siç thuhetn ë njoftim, mund të përsëris veprën e njëjtë penale ose mund të kryejë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda.
“Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se cdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale”.
“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet tutje në njoftimin e gjykatës./Klankosova.tv
Prokuroria kërkoi paraburgim për Jevtiqin, avokati: Ofruam 15 mijë euro garanci
The post Një muaj paraburgim për policin e dyshuar për spiunazh appeared first on Klan Kosova.