Friday, March 6, 2026
spot_img
HomeLajmeNjë muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerët për sulmin ndaj...

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerët për sulmin ndaj Burim Pacollit

Nga një muaj paraburgim ia ka caktuar Gjykata Themelore e Prishtinës reperit Mossit dhe dy personave  të tjerë për sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit G.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje dhe veprën penale Kanosje, ndaj të pandehurit B.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje dhe veprën penale Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe ndaj të pandehurit A.D. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupor.
Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve G.K., B.H. dhe A.D., ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.
Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT