Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të tjerë, G.K. dhe A.D., lidhur me sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli.
Të pandehurit dyshohen për veprat penale si lëndim i lehtë trupor, kanosje dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve.
Gjykata e konsideroi masën e paraburgimit të nevojshme për rrjedhën e pa penguar të procedurës penale, ndërsa palët e pakënaqura mund të apelojnë në Gjykatën e Apelit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


