Një muaj paraburgim i është caktuar një të dyshuari në Gjakovë, i cili ka sulmuar dy policë.
Gjykata Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i dyshuari me dashje ka kanosur fillimisht njërin polic, derisa gjatë intervenimit lëndime ka pësuar edhe një tjetër zyrtar policor.
“Sipas kërkesës, “Më datën 13.10.2025, rreth orës 07:45, në rr. “Bardhyl Qaushi”, i pandehuri me dashje seriozisht kanos dhe më pas e sulmon fizikisht zyrtarin policor në lidhje me punën e tij zyrtare, të dëmtuarin Gj. H., në atë mënyrë që ditën kritike, derisa i pandehuri ndodhej në Motel “M.”, përballë vendit të ngjarjes ku kishte ndodhur një aksident trafiku dhe i dëmtuar ishte vëllai i tij, S. L., i revoltuar, derisa zyrtarët policorë ishin duke u marrë me rastin, i njëjti i afrohet zyrtarit policor Gj. H. dhe, duke bërtitur, e godet me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore, ndërsa gjatë intervenimit lëndime në dorë pëson edhe zyrtari policor I. R., me ç’rast të dëmtuarve u shkakton lëndime trupore.”
“Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, ”Sulmi ndaj personit zyrtar” e sanksionuar me nenin 402 të Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtarja e procedurës paraprake Blerina Kurtaj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke iu shmangur procedurës, apo duke e përsëritur veprën penale”.
“I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 13 tetor 2025 dhe do të zgjasë deri më 12 nëntor 2025”, thuhet tutje në njoftimin e gjykatës./Klankosova.tv
The post Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë që sulmoi dy policë appeared first on Klan Kosova.