E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizNjë mijë gjoba e 14 të lënduar nga 29 aksidente për një...

Një mijë gjoba e 14 të lënduar nga 29 aksidente për një javë në Ferizaj

Në Ferizaj gjatë javës së kaluar janë ndarë mbi një mijë gjoba dhe janër regjistruar 29 aksidente me 14 persona të lënduar.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Ferizajt.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 17 – 23.02.2025, janë shqiptuar 1,009 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 8 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik”.

“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 29 aksidente, nga të cilat: 12 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 14 persona, 17 aksidente me dëme materiale”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498