Prej disa kohësh, Fjolla Morina po përjeton një periudhë të bukur dhe të lumtur në jetën e saj personale.
Edhe pse këngëtarja ka zgjedhur të mbajë një profil më të rezervuar sa i përket jetës sentimentale, postimet e saj të fundit në rrjete sociale kanë lënë pak vend për dyshime.
Në rrjete, Fjolla po reflekton një energji të re, pozitive dhe të mbushur me ndjenja.
Foto: Prive
Së fundmi, ajo ka ndarë në Snapchat pamje nga një moment tejet romantik që ka marrë vëmendjen e ndjekësve: dhoma e saj ishte zbukuruar me dhjetëra buqeta trëndafilash të kuq, të vendosur me kujdes në çdo cep, duke krijuar një atmosferë magjike dhe elegante.
Një surprizë që flet vetë për kujdesin dhe dashurinë që dikush po i dhuron asaj në këtë periudhë.
Në muajt e fundit, zeshkania është shfaqur më e qetë shpirtërisht dhe më e fokusuar në vetvete. Postimet e saj janë më të balancuara, shpesh të mbushura me mesazhe motivuese e reflektime për jetën dhe dashurinë.
Pas një kohe të ngarkuar me përvoja të ndryshme, duket se këngëtarja ka gjetur ekuilibrin që kërkonte dhe po e shijon çdo moment të këtij kapitulli të ri. /Telegrafi/