Presidenti i ShBA-së, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, ishin dje (e mërkurë) në Londër, në kuadër të një vizite zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Helikopteri i tyre u ul në Kopshtin e Kështjellës Windsor, ku u pritën nga Princi William dhe Princesha Kate Middleton.
Sipas raportimeve të mediave britanike dhe analizave të leximit të buzëve, Trump e përshëndeti fillimisht Princin William me fjalët: “Përshëndetje, miku im, si je?”, pastaj iu drejtua Kate Middleton duke i thënë: “Përshëndetje, bukuroshe”.
Foto: Reuters
Melania gjithashtu përshëndeti princin dhe princeshën ngrohtësisht, duke i thënë Williamit: “Është kënaqësi t’ju shoh”, të cilës Kate i tha: “Si jeni?”.
Biseda vazhdoi gjatë një shëtitjeje në kopsht, kur thuhet se Trump i tha Princit William: “Ka kaluar ca kohë që kur më ke folur”.
Foto: Reuters
Pastaj Williami iu drejtua gruas së tij me fjalët: “Ai kishte mungesë të bisedave tona të shkurtra”.
Princi më pas i sugjeroi Trumpit: “Mund të flasim tani që je këtu për vizitë”, të cilës presidenti amerikan iu përgjigj: “Kemi shumë për të diskutuar, ka pasur shumë ndryshime”.
Foto: Reuters
Pas këtij takimi, Donald Trump dhe Melania shkuan për të përshëndetur Mbretin Charles dhe gruan e tij, Mbretëreshën Camilla. /Telegrafi/
Foto: Reuters