Sot rreth orës 06:30, një kontejner është përfshirë nga zjarri, duke djegur edhe një pjesë të një veture në rrugën “Ismet Hoti” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, tha se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën ‘Ismet Hoti’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një veturë.”,.
“Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin.”, ka thënë Pllana, për Sinjali.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!