E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajme“Një koalicion i tillë na shkon për shtati”: Si votuan shqiptarët në...

“Një koalicion i tillë na shkon për shtati”: Si votuan shqiptarët në Gjermani? (VIDEO)

Friedrich Merz dhe partia e tij konservatore kanë fituar zgjedhjet në Gjermani, por nuk arritën të sigurojnë 30% të votave të pritura.

Ndërkohë, partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), shënoi një rezultat rekord prej 20.8%, duke zënë vendin e dytë.

Por cila parti i shkon përshtati shqiptarëve të cilët jetojnë në Gjermani?

Ramadan Morina, një mërgimtar shqiptar, shpjegon në emisionin “Ora 7″ në Klan Kosova, se kombinimi mes Social-Demokratëve dhe Kristian-Demokratëve, siç ka ndodhur, i konvenon komunitetit shqiptar.

“Është një kombinim i mirë mes Social-Demokratëve, sepse ata njihen për mbështetjen e shtresave të ulëta dhe kujdesin ndaj familjeve me shumë fëmijë, duke u siguruar atyre ndihma dhe të ardhura të qëndrueshme”.

Ndërsa nga ana tjetër, Kristian-Demokratët janë të njohur si parti e ndërmarrësve dhe zhvillimit ekonomik”.

Në këtë rast, për ne shqiptarët që jemi në numër të madh në Gjermani, një koalicion i tillë na shkon për shtati, pasi kemi shumë familje me fëmijë dhe po bëhemi gjithnjë e më shumë ndërmarrës”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498