Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën pasdite në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës Enis Pllana.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

Ai bëri të ditur se me rastin po merret Njësia e Trafikut të kryeqytetit, teksa nuk janë dhënë ende detaje shtesë për gjendjen e të lënduarit apo rrethanat e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/