Friday, March 20, 2026
spot_img
HomeLajmeNjë kafshë futet në mesin e lodrave të një dyqani në aeroport

Një kafshë futet në mesin e lodrave të një dyqani në aeroport

Një pasagjer që po shikonte nëpër dyqanin e dhuratave në aeroportin Hobart në Tazmani mbeti i habitur kur në një prej rafteve të lodrave gjeti një kafshë të gjallë.

Kafsha kishte hyrë në mes të lodrave prej pushi në dyqanin “Lagardere AWPL”.

Menaxheri i dyqanit, Liam Bloomfield, ka thënë se stafi dhe konsumatorët u entuziazmuan me kafshën që hasën – një kafshë që njihet me emrin posum.

Një zëdhënës i aeroportit bëri të ditur se posumi qëndroi i qetë derisa stafi e shoqëroi jashtë objektit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT