Një i vrarë dhe 28 të lënduar pas sulmeve ruse në Zaporizhzhia të Ukrainës

news image

Së paku një person ka humbur jetën dhe 28 të tjerë janë lënduar pas sulmeve ruse në Zaporizhzhia të Ukrainës.

Nga të plagosurit, tetë persona janë hospitalizuar, përfshirë edhe tre fëmijë, njoftuan shërbimet shëndetësore.

Guvernatori rajonal, Ivan Federov, tha se mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike. Sulme gjatë natës pati edhe në rajonin e Dnipropetrovskit. Seria e fundit e sulmeve në Zaporizhzhia vjen vetëm dy ditë pas sulmit të dytë më të madh ajror rus mbi Kievin që nga fillimi i luftës.

Pjesë të Dnipropetrovskut dhe Pavlohradit, në lindjen qendrore të Ukrainës, janë goditur gjithashtu. Infrastruktura është dëmtuar, megjithëse nuk ka raportime për viktima apo të lënduar.

Guvernatori i Dnipros, Serhiy Lysak, tha se 18 raketa janë shkatërruar gjatë sulmit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/