Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjurgjevik të Madh të Klinës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai shtoi se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe autobusit në ora 06:10.
Ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës./Klankosova.tv.
The post Një i vdekur e pesë të lënduar nga aksidenti në Gjurgjevik të Madh të Klinës appeared first on Klan Kosova.