Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture në rrugën Suharekë-Shtime.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në mes fshatrave Duhle dhe Carralevë.
“Si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMË ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”, tha Bytyqi për Klankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh se rruga Suharekë-Shtime është e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësite kompetente policore.
“Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim”, u shpreh Bytyqi.
The post Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në rrugën Suharekë-Shtime appeared first on Klan Kosova.