Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premtën rreth orës 22:42 në rrugën “Liqeni” në Mitrovicë të Jugut, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi për Telegrafin se viktima është një mashkull rreth 55-vjeç, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
“Rreth orës 22:42, është raportuar për aksident trafiku me pasojë fataliteti, i cili ka ndodhur në rrugën ‘Liqeni’ në Mitrovicë. Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën viktima m/k/sh rreth 55- vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona tjerë”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/