Saturday, April 11, 2026
spot_img
HomeLajmeNjë i vdekur dhe dy të lënduar rëndë në aksidentin mes dy...

Një i vdekur dhe dy të lënduar rëndë në aksidentin mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Një aksident i rëndë mes dy motoçikletave ka ndodhur sonte, rreth orës 19:39, në fshatin Livoç i Ulët, të Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se dy të lënduarit e tjerë me lëndime të rënda trupore, njëri është transportuar për në QKUK-Prishtinë, ndërsa tjetri vazhdon të trajtohet në spitalin e Gjilanit.

“Ju njoftoj se sot me 10.04.2026, rreth orës 19:39 policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident Trafiku me lëndime në fshatin Livoç I ulët Komuna Gjilan. Ndihma e parë ,Njësia e Trafikut Rajonal dhe hetuesit e aksidenteve kanë dal në vendngjarje. Nga hetimet e para njoftohemi se në aksident janë të përfshira dy (2) motoçikleta , raportohet se tre (3) persona janë lënduar në aksident. Personat e lënduar me urgjencë janë transportuar në emergjencën e spitalit Rajonal në Gjilan. Sipas raportit të mjekëve njëri nga të lënduarit është sjell në spital pa shenja jete. Dy të lënduarit e tjerë me lëndime të rënda trupore, njëri është transportuar për në QKUK-Prishtinë, gjersa tjetri vazhdon të trajtohet në spitalin e Gjilanit.”, tha ai për Sinjalin.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT