E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeShowbizNjë i lënduar nga zjarri te “Viva Fresh Family” në Prishtinë

Një i lënduar nga zjarri te “Viva Fresh Family” në Prishtinë

Një person ka marr lëndime trupore nga zjarri i mbrëmjes së të martës i cili përfshiu një depo të marketit “Viva Fresh Family” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.


Sipas tij, i lënduari ka marr tretman mjekësor, ndërsa po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.

“Rreth orës 21:30, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare raportohet për një person të lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Pllana. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT