E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeNjë i lënduar nga zjarri që përfshiu ‘Viva Fresh-in’ në Prishtinë

Një i lënduar nga zjarri që përfshiu ‘Viva Fresh-in’ në Prishtinë

Një person është lënduar nga zjarri që ka përfshirë mbrëmë depo-n e marketit “Viva Fresh Store” në kryeqytet, e cila është shfrytëzuar për zyrë administrative.

Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për kryeqytet tha se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 21:30, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare raportohet për një person të lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT