Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Kachicë të Istogut, rreth orës 15:30 të shtunën.
Për Klan Kosova, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“I njëjti është jashtë rrezikut për jetë,” është shprehur Gashi.
Ai ka theksuar se hetuesia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit. /Klankosova.tv
The post Një i lënduar nga vetaksidenti në fshatin Kachicë të Istogut appeared first on Klan Kosova.