Një aksident mes dy veturave ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për kryeqytetin, i cili bëri të ditur se nga ky aksident është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.
“Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit,” tha tutje ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!