Një incident është raportuar në rrugën “Ismet Krasniqi”, në Prishtinë, ku një mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga një femër derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një shtëpie.
Sipas deklaratës së viktimës, e dyshuara jo vetëm që e ka sulmuar, por edhe ka shkaktuar dëme materiale duke i dëmtuar disa vegla të punës.
Gjatë intervistimit nga autoritetet, e dyshuara ka vazhduar me sjellje kërcënuese ndaj viktimës.
Me urdhër të prokurorit kompetent, e dyshuara është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.
Policia është duke hetuar rastin /Telegrafi/