Një Ferizaj pa burka, premtimi i kandidatit që ndezi rrjetin (VIDEO)

Një Ferizaj pa burka, premtimi i kandidatit që ndezi rrjetin (VIDEO)

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu ka trazuar rrjetin me një nga premtimet e tij në zgjedhjet e 12 tetorit.

Një Ferizaj pa burka [mbulesa e grave, ku mund të mbulohet edhe fytyra] po kërkon dhe po premton Fazliu, transmeton Klankosova.tv.

“Viteve të fundit e kam vërejtur një dukuri të tillë, është bukur në rritje, i sheh në qytet, pastaj kur t’i sheh edhe në oborre të shkollave, është kulmi”, thotë Fazliu në “Ora Shtatë”.

“Kjo është çështje në rend të parë, e sigurisë publike. Kjo, nëse e keni pa është mbulim i plotë i fytyrës. Mos të keqkuptohemi, unë jam për ndalimin e mbulimit të fytyrës”, thotë tutje ai.

Ndër të tjera, Fazliu thotë se ai nuk është kundër islamit.

Për të dëgjuar më shumë rreth premtimit që po jep Bashkim Fazliu, ndiqni videon e mëposhtme:

The post Një Ferizaj pa burka, premtimi i kandidatit që ndezi rrjetin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.