Charlie Kirk, aktivist konservator dhe aleat i ngushtë i presidentit Donald Trump, është vrare me armë zjarri sot ndërsa po fliste në Universitetin e Utah Valley në Orem, Utah.
Ç’dihet deri tash:
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20 të mesditës, kur Kirk po iu përgjigjej një pyetjeje lidhur me dhunën me armë para një turme prej mijëra njerëzish.
Një plumb i vetëm goditi Kirkun në qafë, ndërsa vrasësi dyshohet se qëlloi nga çatia e një ndërtese afër vendit ku Kirk po fliste.
Dy persona u arrestuan pas incidentit, por u liruan më vonë pasi autoritetet nuk gjetën lidhje të qarta me të shtënat.
Autoritetet besojnë se ishte një “atentat i synuar”. Hetimet vazhdojnë, dhe nuk ka asnjë të dyshuar aktualisht në paraburgim për vrasjen.
Kush ishte Charlie Kirk?
Kirk ishte një nga aktivistët konservatorë dhe personalitetet mediatike më të njohura në SHBA, dhe një aleat i besuar i presidentit Donald Trump. Ai ishte i ftuar në inaugurimin presidencial të Trumpit dhe një vizitor i rregullt në Shtëpinë e Bardhë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!