E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeNjë deputet shpenzon mesatarisht 12 mijë euro për t’u zgjedhur – Raporti...

Një deputet shpenzon mesatarisht 12 mijë euro për t’u zgjedhur – Raporti i D+

Një kandidat fitues për deputet në zgjedhjet nacionale të vitit 2025 shpenzon mesatarisht 12,150 euro, sipas raportit “Kostoja e politikës në Kosovë”, të publikuar të enjten nga Democracy Plus dhe Westminster Foundation for Democracy.

Studimi analizon shpenzimet e kandidatëve dhe ndikimin e tyre në konkurrencën politike, barazinë e mundësive dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Raporti tregon se një kandidat mesatar shpenzon rreth 9,463 euro, ndërsa ata që nuk arrijnë të fitojnë shpenzojnë vetëm 4,090 euro. Gratë kandidate rezultojnë të kenë shpenzuar dukshëm më shumë se burrat: rreth 15 mijë euro kundrejt 6 mijë eurove të kandidatëve meshkuj.

Graeme Ramshaw, drejtor për Cilësi dhe Inovacion në WFD, theksoi që raporti fokusohet veçanërisht tek rinia dhe gratë. “Për t’u bërë deputet është sfidë jo vetëm pozita, por edhe shpenzimet e nevojshme. Fushatat po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, kandidatët varen nga financimi personal, ndërsa gratë shpesh marrin hua nga familjarët”, u shpreh ai.

Albert Krasniqi nga D+ prezantoi metodologjinë, e cila u mbështet në intervista me kandidatë dhe fokus-grupe me politikanë, gazetarë dhe ekspertë të shoqërisë civile.

Raporti vë në pah se rekrutimi partiak përcaktohet nga popullariteti, mbështetja financiare dhe afërsia me liderët. Analiza e LVV, PDK dhe LDK-së identifikon kritere si përfaqësimi gjeografik, profili profesional dhe lidhjet me komunitetin. Sipas studimit, gjasat për fitore rriten dukshëm për kandidatët që shpenzojnë mbi 8,000 euro.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT