Një burrë nga Zelanda e Re ka fituar titullin e njeriut me emrin më të gjatë në botë

Një burrë nga Zelanda e Re ka fituar titullin e njeriut me emrin më të gjatë në botë

Një burrë nga Zelanda e Re ka fituar titullin e njeriut me emrin më të gjatë në botë.

Laurence Watkins ndryshoi ligjërisht emrin e tij në mars të vitit 1990 duke shtuar mbi 2.000 emra të mesëm, duke arritur gjithsej 2.253 fjalë.


Fillimisht kërkesa e tij u refuzua nga Zyra e Regjistrit, por Gjykata e Lartë vendosi në favor të tij.

Pas këtij rasti, autoritetet ndryshuan dy ligje për të penguar raste të ngjashme në të ardhmen.

Laurence, që punonte në bibliotekën e qytetit, zgjodhi emrat nga libra dhe sugjerime të kolegëve.

Ai thotë se sfida më e madhe është se emri i tij nuk përshtatet në asnjë dokument identifikimi.

Megjithatë, ai mbetet krenar për rekordin e tij të pazakontë. /Telegrafi/