Një person është vetëplagosur në këmbë me pushkë gjuetie.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Gjakovë.
Sipas policisë, i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile.
“Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie 2 fishekë dhe një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin është incuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë transmeton Klankosova.tv.
Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës dhe Armëmbajtje Pa leje”./ Klankosova.tv.
The post Një burrë e plagos vetën aksidentalisht me pushkë gjuetie appeared first on Klan Kosova.