Një studim i ri ka zbuluar se salmonela mund të projektohet për të mundësuar qelizat T të vrasin qelizat e kancerit. Ajo transmetohet përmes ushqimit të papërpunuar termikisht, enëve të kontaminuara ose duarve të një personi të infektuar
Salmonela, e cila mund të shkaktojë helmim nga ushqimi, mund të projektohet për të lejuar një lloj qelizash të bardhë të gjakut që mbrojnë trupin nga infeksionet dhe sëmundjet për të vrarë qelizat e kancerit.
Ky bakter patogjen mund të projektohet për të ndihmuar në luftimin e kancerit të zorrëve, pasi hulumtimi tregoi se bakteret ndalojnë qelizat vetjake imune të trupit.
Ekspertët e kanë ditur prej kohësh se salmonela mund të ndihmojë në luftimin e kancerit, por kur është përdorur në terapi, ajo nuk ka qenë aq efektive sa pritej, transmeton Telegrafi.
Salmonela u mundëson qelizave T të vrasin qelizat e kancerit
Një studim i ri ka zbuluar se bakter patogjen mund të projektohet për të mundësuar qelizat T – (limfocitet) një lloj qelize të bardhë të gjakut që mbron trupin nga infeksionet dhe sëmundjet – të vrasin qelizat e kancerit.
Duke përdorur minj, ekipi i studiuesve zbuloi se salmonela normalisht parandalon qelizat T të luftojnë qelizat e kancerit, sepse ajo e varfëron aminoacidin të quajtur asparagin.
Doktor Alaster Kopland, autor i studimit dhe bashkëpunëtor shkencor për imunologji në Universitetin e Birminghamit, tha se kjo hulumtim mund të shndërrojë një bakter që zakonisht shkakton sëmundje si salmonela, në një mjet që lufton kancerin.
“Kemi identifikuar proteinën përgjegjëse për këtë dhe kemi përcaktuar një objektiv të ri gjenetik, i cili mund të na ndihmojë të shfrytëzojmë potencialin e plotë të kësaj terapie”, tha Kopland. Studimi u publikua në revistën EMBO Molecular Medicine, sipas Sky News.
Edhe Dr. Ketrin Eliot, drejtoreshë e kërkimeve, deklaroi se ky studim premtues mund të çojë në trajtime më efektive për pacientët me kancer kolorektal dhe lloje të tjera kanceri në të ardhmen, duke u dhënë shpresë pacientëve.
Çfarë është salmonela?
Salmonela (Salmonella) është një bakter që shkakton helmim ushqimor tek njerëzit. Ajo shfaqet gjatë gjithë vitit, por më shpesh gjatë verës, sidomos në ushqime si mishi i grirë, produktet e qumështit dhe vezët.
Deri më sot janë identifikuar mbi 2,000 serotipe të salmonelës, por jo të gjitha janë patogjene për njeriun. Bakteri është mjaft rezistent në mjedis dhe mund të mbijetojë mbi ushqime nga disa ditë deri në disa javë.
Simptomat e helmimit me salmonelë
Ato shfaqen zakonisht 6 deri në 72 orë pas infektimit dhe sëmundja fillon në mënyrë të menjëhershme me shenja gastroenteriti.
Simptomat më të zakonshme janë:
- diarre
- dhimbje barku
- të përziera
- të vjella
- temperaturë e lartë (deri në 40°C)
- dhimbje koke
- lodhje dhe dobësi trupore
Sëmundja zgjat zakonisht 2 deri në 5 ditë, por në disa raste edhe më gjatë, varësisht nga imuniteti i pacientit dhe tipi i salmonelës. Në raste të rralla, infeksioni mund të kalojë në septikemi. Vdekshmëria është e rrallë, përveç tek foshnjat, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët.
Si përhapet salmonela?
Burim kryesor i infeksionit janë ushqimet me origjinë shtazore, të përpunuara pak ose aspak me nxehtësi:
- mishi dhe produktet e mishit
- qumështi dhe produktet e qumështit
- vezët dhe ushqimet e përgatitura me to (kremra, ëmbëlsira, akullore)
Infeksioni mund të përhapet edhe përmes duarve të papastra të personit që përgatit ushqimin, si dhe përmes enëve apo sipërfaqeve të kontaminuara.
Më të rrezikuar janë të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna, personat me imunitet të ulët.
Si diagnostikohet salmonela?
Përmes analizave të mostrave të jashtëqitjes, gjakut ose të vjellave nga personi i prekur. /Telegrafi/