Një automjet përfshihet nga zjarri në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

news image

Një automjet është përfshirë nga zjarri këtë të diel në rrugën “Naser Brahimaj” në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.

Rastin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Naser Brahimaj” në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin”, tha Ahmeti për Sinjalin.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/