E martë, 3 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeNjë anglez humb jetën në aksident me Jet Ski në Shkëmbin e...

Një anglez humb jetën në aksident me Jet Ski në Shkëmbin e Kavajës, plagoset rëndë bashkëudhëtarja

Një 34-vjeçar nga Anglia ka humbur jetën dhe një 31-vjeçare angleze është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti tragjik me Jet Ski në det, pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës, më 1 qershor 2025, rreth orës 11:15, kur të dy shtetasit anglezë po lundronin me Jet Ski dhe, sipas Policisë Kufitare, humbën kontrollin e mjetit gjatë manovrimit, duke përfunduar në ujë.

Forcat kufitare reaguan menjëherë dhe i transportuan drejt portit për ndihmë të menjëhershme mjekësore.

Fatkeqësisht, 34-vjeçari S. O. u konstatua pa shenja jete nga ekipi i urgjencës, ndërsa 31-vjeçarja V. B. u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT