Një aksident me fatalitet është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Një i ri i cili ishte aksidentuar më 16 korrik ka vdekur dje më 9 gusht.
Sipas statistikave të policisë, janë shënuar edhe 35 aksidente me të lënduar, transmeton Klankosova.tv.
Derisa 82 të tjera janë regjistruar si aksidente me dëme.
Policisë i doli goxha punë me shkelësit e rregullave në trafik, pasi që u shqiptuan hiç më pak se 1 mijë e 984 gjoba, transmeton Klankosova.tv.
The post Një aksident me fatalitet e 35 me të lënduar gjatë 24 orëve në Kosovë appeared first on Klan Kosova.