Një aeroplan i Ryanair thuhet se u detyrua të ulet urgjentisht në Manchester “për mungesë karburanti“

Një aeroplan i Ryanair thuhet se u detyrua të ulet urgjentisht në Manchester “për mungesë karburanti“

Një hetim është hapur pasi një fluturim i Ryanair-it ka qenë vetëm gjashtë minuta larg “mbarimit të karburantit” gjatë fluturimit.

Aeroplani, që udhëtonte nga Pisa e Italisë drejt aeroportit Prestwick në Glasgow më 3 tetor, dha një sinjal “rezerva përfundimtare” dhe u detyrua të bënte ulje emergjente në Manchester.


Ngjarja ndodhi në kohën kur stuhia Amy sillte erëra deri në 160 km/h, duke shkaktuar kaos në transport në të gjithë vendin.

Ekuipazhi i kabinës aktivizoi kodin e emergjencës 7700, që sinjalizon një alarm të përgjithshëm.

Fluturimi, i operuar nga Malta Air në emër të Ryanair, bëri disa përpjekje të pasuksesshme për t’u ulur në Prestwick dhe më pas në aeroportin e Edinburgut, para se të devijonte drejt Manchesterit.

Aeroplani u ul në mënyrë të sigurt, pothuajse dy orë pas përpjekjes së parë për ulje, por sipas raporteve, kishte mbetur me vetëm 220 litra karburant – sasi që mjafton për rreth pesë deri në gjashtë minuta fluturim.

Sipas rregullave të aviacionit, “rezerva përfundimtare” e karburantit është niveli minimal që një aeroplan mund të ketë përpara se të konsiderohet i pasigurt për fluturim. /Telegrafi/