Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje nga Peja.
Një 38-vjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ai ishte sjellë nga Spitali Rajonal i Pejës, për të marrë në trajtim.
Klankosova.tv mëson se burri në fjalë ishte në gjendje tejet të rëndë shëndetësore.
Tanimë i ndjeri kishte pasur probleme me organet e frymëmarrjes.
Sipas burimeve të Klankosova.tv i njëjti si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore nuk kishte reaguar ndaj asnjë terapie të ofruar nga mjekët.
âTek ne është sjellur në gjendje të rëndë shëndetësore. Ka pasur probleme me organet e frymëmarrjes, infeksion i thellë që e ka çuar në Sepsëâ, i tha ky burim Klanit.
âShkaku i gjendjes së rëndë e lajmëruam edhe policinë, sepse nuk reagojë absolutisht në asnjë terapi dhe tretman të ofruar. Policia rekomandojë edhe dërgimin e trupit për obduksion, ku edhe e kemi dërguarâ, theksoi ky burim.
âSipas informacioneve nga policia ky njihet edhe si përdorues i substancave narkotike, por nuk mund ta konfirmojâ.
Klankosova.tv ka pyetur edhe në polici lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>