Nisma Socialdemokrate sot e pati tubimin në Prishtinë, ku premtoi zgjidhjen e një problemi të kamotshëm. Ata u zotuan se brenda viti nuk do të ekzistojë më telashi me qentë endacakë.
Ndërkaq kryetari aktual dhe kandidati nga LDK, Përparim Rama gjatë ditës në profilin e tij Facebook tregoi se si do ta çlirojë Prishtinën nga kaosi urban, transmeton klankosova.tv.
Uran Ismaili që po e synon udhëheqjen e kryeqytetit nga radhët e PDK-së, ditën e diel e ka nisur me vrapim dhe atë 10 kilometra në kuadër të “Maratonës së Prishtinës” bashkë me bashkëshorten e tij, Arizonën.
Ndërkaq, Hajrulla Çeku që garon për herë të parë për këtë pozitë politike e publike nga LVV, ka treguar për sfidat me të cilat ballafaqohen banorët e bizneset e qendrës së kryeqytetit.
Derisa, kandidatja e vetme grua për Prishtinën, Besa Shahini e PSD ka treguar se gjatë pasdites të së shtunës ka vizituar banorët e Vellushës, sipas saj, aty mungon ndriçimi publik dhe gjysma e ujit humbet si shkak gypave të vjetruar. /Klankosova.tv
The post NISMA i premton Prishtinës largimin e qenve endacakë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.