Njihen si parti që nuk ua merr kush Malishevën, por nuk ishte kjo komunë ku Nisma e nisi fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit.
Këtë gjë, Fatmir Limaj dhe partia e tij e bënë në Klan Arena, në Prishtinë.
Xhevahire Izmaku që garon për kryetare të Vushtrrisë, u befasua kur e mori vesh se do të flasë e para.
Ajo bëri një zotim interesant, kur tha se do t’ia bëjë një nder udhëheqësit aktual të kësaj komune, Ferid Idrizit, që vjen nga PDK-ja, parti kjo ku Izmaku bëri karrierë të gjatë politike.
Për më tepër, ndiqeni kronikën:
The post Nisma i do krejt komunat si Malishevën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.