Shoqata për Kërkim -Shpëtim, ka njoftuar se kanë nisur një operacion për gjetjen e një moshuari, i cili është shpallur i humbur nga familja.
Rasti ka ndodhur në fshatin Loshkobare të Ferizajt.
Sipas familjes, ai është larguar nga shtëpia gjatë pasdites dhe deri më tani nuk është kthyer.
“Ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim janë në terren dhe po bashkëpunojnë me autoritetet lokale për gjetjen e tij”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Lusim qytetarët që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë menjëherë organet kompetente.
The post Nisin kërkimet për një të moshuar në fshatin Loshkobare të Ferizajt appeared first on Klan Kosova.