Nisin hetimet – A u shkarkua për hakmarrje punëtori i “Hidrodrinit”? (VIDEO)

Nisin hetimet – A u shkarkua për hakmarrje punëtori i “Hidrodrinit”? (VIDEO)

Ndëshkimi me ulje të pagës, pastaj ndërrimi i vendit të punës e deri tek shkëputja e kontratës.

Të gjitha këto, u bënë shkas për Arben Kurtajn që t’i ndjek rrugët ligjore kundër kryeshefit të ndërmarrjës “Hidrodrini”, Dri Cena.

Sipas Kurtajt, ky i fundit për hakmarrje i ka ndërmarrë të gjitha këto masa ndëshkimi të cilat nuk ishin në përputhje me ligjin.

Kiks Kosova është interesuar në institucionet përkatëse për të mësuar rreth rastit.

Kurtaj ka rrefyer se qysh në muajin qershor, ka bërë thirrje për ndërhyrje të policisë për padrejtësit që sipas tij i janë bërë në vendin e punës.

Por, nga përgjigjia që Kiksi ka marrë nga Drejtoria Rajonale e Stacionit Policor në Pejë, thuhet se Arbeni ka paraqitur ankesë më 26 gusht.

Lidhur  me kërkesën tuaj ju njoftojmё si në vijim:

Me daten 26.08.2025 nё stacionin Policor  nё Pejё ёshtё praraqitur ankuesi  Arben Kurtaj, i njejti ka deklaruar se ёshtё punёtor i kompanisё ” Hidrodrini”, dhe sipas tij iu ёshtё bёrё padrejtёsi. Lidhur me rastin ёshtё informuar Prokurori  Kujdestar, dhe nga i njejti jemi udhёzuar qё shkresat e lendёs tё mbesin shenim zyrtar, ndёrsa pala ёshtё udhёzuar nga Prokurori tё vazhdoj nё kontest civil lidhur me pretendimet e veta.

ZIMP DRP Pejё

Pas kësaj, Kiksi është drejtuar tek Prokurori Themelore në Pejë, për të kuptuar ngjarjen ndonëse lënda është e “freskët” për ta.

Se hetimet janë në fazën fillestare, këtë e ka konfirmuar për emisionin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Derisa, Nikci  ka treguar se për rastin janë intervistuar viktima që ka raportuar rastin si dhe kryeshefi i KRU “Hidrodrini” Dri Cena, nën cilësin e dëshmitarit.

Nikçi tha se janë duke intervistuar edhe palë të tjera, cka mund të ndryshojnë rrjedhën e hetimeve nga dëshmitar si të dyshuar, e që mund të shkoj deri tek ngritja e aktakuzës.

The post Nisin hetimet – A u shkarkua për hakmarrje punëtori i “Hidrodrinit”? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.