Friday, April 10, 2026
spot_img
HomeLajmeNisin fluturimet direkte Prishtinë-Salzburg-Prishtinë, dy herë në javë

Nisin fluturimet direkte Prishtinë-Salzburg-Prishtinë, dy herë në javë

Është përuruar linja e re ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë, në Aeroportin e Salzburgut “Wolfgang Amadeus Mozart”.

Në ceremoni mori pjesë i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Austri, Albinot Bimbashi, së bashku me drejtues të aeroportit, përfshirë drejtoreshën ekzekutive Bettina Ganghofer dhe përgjegjësen për marketing Isabella Laimer.

Linja direkte, do të realizohet me dy fluturime në javë dhe synon të lehtësojë lëvizjen e udhëtarëve, si dhe të nxisë bashkëpunimin ekonomik dhe turistik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Salzburgu bëhet qyteti i dytë në Austri, pas Vjenës, që lidhet drejtpërdrejt me Prishtinën përmes fluturimeve ajrore.

“Urime për këtë hap të rëndësishëm dhe për forcimin e mëtejmë të lidhjeve ndërmjet dy vendeve!”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Austri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT