Friday, April 10, 2026
spot_img
HomeLajmeNisin fluturimet direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë

Nisin fluturimet direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, z. Albinot Bimbashi, mori pjesë, si i ftuar nderi, në ceremoninë e përurimit të linjës së re ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë, në Aeroportin e Salzburgut “Wolfgang Amadeus Mozart”.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Drejtoresha Ekzekutive e Aeroportit, znj. Bettina Ganghofer, si dhe Përgjegjësja për Marketing, znj. Isabella Laimer.

Linja e re direkte, e operuar nga GP Aviation, do të ofrojë dy fluturime në javë, duke lehtësuar udhëtimin e mërgatës sonë drejt atdheut dhe duke nxitur më tej shkëmbimin kulturor, ekonomik dhe turistik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Salzburgu bëhet kështu qyteti i dytë, pas Vjenës, që lidhet drejtpërdrejt me Kosovën përmes fluturimeve ajrore.

Urime për këtë hap të rëndësishëm dhe për forcimin e mëtejmë të lidhjeve ndërmjet dy vendeve!

  • Artikull i sponsorizuar nga “Prishtina Ticket”
LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT