Ambasada e Kosova në Vjena ka njoftuar se janë përmbyllur procedurat për kthimin e trupave të tre shtetasve kosovarë që humbën jetën në një kantier ndërtimi.
Bëhet fjalë për Asllan Musliun (49), Istref Zekajn (46) dhe Pajtim Bajramin (36), trupat e të cilëve janë nisur drejt Kosovës.
Ambasada shprehu ngushëllime për familjarët dhe falënderoi bashkatdhetarët për solidaritetin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


