Ka nisur seanca e 54-të konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kjo do të jetë seanca e fundit përpara përfundimit të afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese se kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh.
Përpara nisjes, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se Lëvizja Vetëvendosje po i bën presion deputetëve të pakicave joserbe për ta votuar Albulena Haxhiun si kryetare.
Ndërsa, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se do të ketë votë pro për Haxhiun vetëm në rast se procesi i votimit kthehet në atë të hapur.
Kurse, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, e konfirmoi takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin. Limaj u shpreh se Osmanit ia konfirmoi se nuk kanë marrëveshje me asnjë parti tash e tre muaj.
The post Nis seanca e 54-të konstituive , e fundit para përfundimit të afatit kushtetues appeared first on Klan Kosova.