E enjte, 3 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/nis-seanca-e-41-te-a-do-te-bejne-pune-takimet-te-osmani/Nis seanca e 41-të - A do të bëjnë punë takimet te...

https://klankosova.tv/nis-seanca-e-41-te-a-do-te-bejne-pune-takimet-te-osmani/Nis seanca e 41-të – A do të bëjnë punë takimet te Osmani? – Klan Kosova

Kuvendi i Kosovës sot mblidhet për të 41-në herë për konstituim, proces ky që ka ngecur në zgjedhjen e kreut të Kuvendit.

Takimi i sotëm vjen pas atyre të krerëve të partive politike me presidenten Vjosa Osmani, njofton Klankosova.tv.

E para e shtetit të mërkurën nisi një cikël të ri konsultimesh lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Takimet e para janë mbajtur me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Siç njoftoi presidenca, “liderët e këtyre partive kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit si dhe interpretimet e tyre për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Osmani, sipas komunikatës, “u ka bërë thirrje liderëve që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit”.

“Ashtu siç ka potencuar edhe në deklarime të mëparme, Presidentja Osmani konsideron se moskonstituimi i institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve i shprehur më 9 shkurt të këtij viti dëmton vlerat demokratike si dhe interesat e shtetit tonë, pengon një sërë përftimesh shtetërore që janë në interes të qytetarëve dhe zvogëlon besimin qytetar në institucione”, u tha në komunikatë.

 

The post Nis seanca e 41-të – A do të bëjnë punë takimet te Osmani? appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT